Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov, ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762 njerëz. Mes tyre është edhe Emilija Aleksova, drejtoresha e kopshtit të fëmijëve “Brezica”, ku prej 14 vitesh ndërtojnë “Urën drejt së mirës”.
Gjithçka filloi rastësisht. Në vitin 2010, një nga mësueset në kopsht bëri një mësim të hapur për mirësinë. Ideja i pëlqeu aq shumë të gjithë ekipit, sa Emilija Aleksova e ktheu në një iniciativë afatgjatë nën moton "Ura drejt së mirës".
“Qëllimi kryesor është forcimi i rolit edukativ të kopshtit për të formuar një sistem vlerash dhe virtytesh tek fëmijët përmes pjesëmarrjes së tyre të barabartë në nisma të ndryshme. Dashuria duhet të jetë e pranishme në çdo moment të jetës sonë, ajo duhet të formohet edhe tek fëmijët. Falë kësaj nisme, kopshti ynë është si një parajsë e vogël, ku të gjithë e duam, e respektojmë, e përqafojmë njëri-tjetrin. Është e mrekullueshme! Unë tani po ndodhem në Gjermani dhe kam mundësinë ta vëzhgojë sistemin e tyre arsimor dhe mund të them se kemi mundur t'i afrohemi këtij modeli, t’i pranojmë fëmijët si partnerë.
Një ambient pedagogjik pozitiv, fëmijë të buzëqeshur dhe prindër të qetë – këtë e arrijnë me qëndrueshmëri dhe punë në “Brezica”. Sot drejtoresha është e bindur se çdo institucion arsimor në Bullgari punon në këtë drejtim. Por tek ata, në qytetin e vogël, Mirësia e ka vendin e saj në përditshmërinë e 173 fëmijëve nga gjashtë grupet e kopshtit të fëmijëve.
“Për t’i lehtësuar fëmijët, kemi krijuar ditë tematike: e hëna është dita e buzëqeshjes, e marta është dita e përqafimit, e mërkura është dita e puthjes, e enjtja është dita e veprave të mira, e premtja është dita e miqësisë, dhe e shtuna dhe e diela janë ditët e familjes. Secila prej këtyre ditëve tematike i ka rregullat e veta. Për shembull, në ditën e përqafimit duhet të përqafojmë të paktën tre persona, dhe në ditën e buzëqeshjes - t'u buzëqeshim pesë personave. Le të bëjmë të paktën një vepër të mirë në ditën e mirësisë, në ditët e familjes, të shtunën dhe të dielën, le të luajmë lirshëm me mamin dhe babin. Çdo mëngjes, kur fëmijët mbërrijnë në kopsht, mësuesja bisedon se si ka shkuar dita e mëparshme dhe nëse fëmijët i kanë përmbushur deri diku këto rregulla. Në fakt, rregullat janë për ne, për fëmijët kjo është si një lojë. Kështu jo vetëm formohet një sistem vlerash dhe virtytesh, por disi agresioni në kopsht reduktohen në një minimum. Detyra jonë kryesore është t'i bëjmë fëmijët të lumtur. Dhe kjo nismë funksionon pikërisht në këtë drejtim”.
"Ura drejt mirësisë" del edhe përtej marrëdhënieve njerëzore. Vitin e kaluar, fëmijët morën mësimet e tyre të para në lëmin e eko-tolerancës, përsëri në formën e lojës aktive.
"Çdo grup mori talismanin e tij - një lodër prej pelushi, për shembull një kapelë, një luan, një ari. Kjo lodër, pasi hidhet një short, viziton një familje të caktuar të fëmijës tonë në fundjavë. Dhe detyra është që lodra të marrë pjesë në aktivitetet e familjes. Vitin e kaluar ato u fokusuan në eko-tolerancën dhe ndërgjegjshmërisë ndaj mjedisit, kurse këtë vit tema jonë është bamirësia. Nëse më duhet ta them me numra - më shumë se 70 dhe 80% e prindërve marrin pjesë në aktivitetet tona, sepse ato kanë të bëjnë me shëtitjet në mal, pastrimin, lojërat”, thotë zonja Aleksova.
Sigurisht që jetëgjatësia e çdo nisme arsimore varet edhe nga mbështetja e institucioneve. Për këtë qëllim, çdo vit Emilija Aleksova dhe kopshti i fëmijëve "Brezica" organizojnë një tryezë të rrumbullakët në të cilën ftojnë drejtorët e shkollave dhe kopshteve nga rajoni dhe vendi, përfaqësues të institucioneve publike dhe menaxhmentit rajonal të arsimit, kryebashkiakë, prindër e madje klerikë. Dhe në mesin e tyre gjejnë njerëz me mendje të njëjtë. Çdo tryezë e rrumbullakët e ka titullin e vet. Ajo e fundit në maj të këtij viti ishte me temën “Arti i respektimit”.
“Sepse krahas dashamirësisë duhet të mësojmë të respektojmë jo vetëm atë kundër nesh, të rriturin, por edhe çdo fëmijë që është partner, që është i barabartë me ne – thotë drejtoresha.
Çdo vit për festën e fëmijëve - 1 qershor, kopshti organizon një shfaqje në një skenë të madhe me pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve.
"Sepse krahas formimit të një sistemi vlerash, ne kemi për detyrë të formojmë edhe vetëvlerësimin tek fëmijët. Dhe çfarë më mirë nga dhënia e mundësisë fëmijës të shprehet në mënyrën më të bukur dhe më të mirë të mundshme" – bën pyetjen retorike Emilija Aleksova.
"Në kopshtin tonë nuk ka mësues të vrenjtur. Të gjithë janë të buzëqeshur dhe simpatik. Unë e konsideroj këtë si arritjen time më të madhe."
Me një buzëqeshje e mbyllim edhe rrëfimin e sotëm nga qyteti i vogël bullgar i Breznikut.
Më shumë për qytetin e Breznikut mund të lexoni këtu:
Foto: Kopshti i fëmijëve "Brezica", zapadno.com
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..