Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Foto: Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e saj të parë solo "Vazhdo të ëndërrosh". Në të ajo përfshiu një sërë duetesh me emra të mëdhenj të muzikës bullgare.

Vet Meri pranon, se të gjitha këngët që interpreton i punon me djemtë e grupit. Për tekstet, që shkruan vet, ajo thotë:

"Për shumë vite përpiqem të sjell në tekst diellin, verën, atë që është e mirë mes nesh. Për shkak se jeta dhe bota na prezantojnë shumë gjëra të këqija kohët e fundit, nuk ka se si muzika të jetë e tillë. Teksti i këngës duhet të jetë diçka ndryshe - një ishull i bukur ku njerëzit mund të vijnë sa herë që duan një shpëtim."

Maria Mutafçieva

Ajo pranon se 6 vjet nuk janë pak kohë në jetën njerëzore dhe se madje kishte dyshime nëse të vazhdonte të krijonte muzikë nën emrin Mary Boys Band apo vetëm si Maria Mutafçieva. Por dëshira për të realizuar muzikë të re me djemtë  mbetet dhe jemi dëshmitarë të këngës së re në interpretim të grupit "Përshëndetje".

Pavarësisht orarit të ngjeshur, Meri dhe djemtë e grupit shpresojnë të kenë kohë për të krijuar më shumë këngë të reja për një album të ri. Ai pritet të jetë gati në vitin 2025 dhe do t'i kushtohet 30 vjetorit të Mary Boys Band. Në këngët e reja, Maria përsëri bashkëpunon me Miro (Mirosllav Mutafçiev) - ai krijon muzikën, ajo shkruan tekstet. Kështu është në këngën e tyre të parë të re pas gjashtë vitesh - "Përshëndetje", për të cilën Meri thotë:

"Dua t'u them njerëzve të vazhdojnë të ëndërrojnë. Dhe të mos harrojnë se ne me të vërtetë jemi heronjtë e jetës sonë - gjithçka varet nga ne.”

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Mary Boys Band, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD