Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet ndryshim i çmimeve për 3 muajt e ardhshëm, ndërsa shitësit me pakicë parashikojnë një rritje të lehtë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në muajin maj është rritur me 0.6 pikë krahasuar me muajin prill, kur është rritur gjithashtu me 1.8 pikë. Klima e biznesit për të pestin muaj radhazi që nga fillimi i vitit 2024 mbetet mbi mesataren afatgjatë dhe tashmë është 25.4%. Kompanitë industriale kanë probleme me sigurimin e porosive, kompanitë e ndërtimit po ankohen për rritjen e çmimeve të materialeve dhe klientët – për probleme lidhur me pagesat. Ndërkohë, shitësit me pakicë janë optimistë për shitjet, sipas një sondazhi të zhvilluar ndër menaxherët.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..