Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit. Në rrugën e vjetër të hajdutëve përmes Fushës së Danubit, Lludogories dhe Pollomies, mbi 350 nxënës nga i gjithë vendi do të kalojnë për 4 ditë nëpër 28 vendbanime dhe do të ecin 220 km deri në Kerçan Bair afër fshatit Aprillovo, ku më 2 qershor në orën 12: 00:00 do të dëgjojnë sirenat në kujtim të heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë.
Më 17 maj 1876, 6 orë para se Çeta e Hristo Botevit të shkelte në bregun e Kozllodujit, 28 kryengritës, të udhëhequr nga Vojvoda Tanjo Stojanov, kaluan Danubin dhe shkelën në tokën bullgare pranë fshatit Pozharevo të rrethit të Tutrakanit. Kjo është çeta e dytë e emigracionit bullgar në Rumani, e krijuar për të mbështetur Kryengritjen e Prillit, e cila çoi në çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke. Udhëtimi luftarak i çetës zgjati 11 ditë. Pas 3 betejash, Vojvoda Tanjo Stojanov vdiq dhe çeta u shpërbë.
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..