Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Foto: BNR

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet e konkursit janë disa - Çmimi i Madh, Çmimi i Dëgjuesve, Çmimi për Debutim dhe Pjesëmarrja në Festivalin "Eurosonik" në qytetin holandez Grjoningen.

Të dalluarit e këtij viti do të shpallen në një koncert më 30 maj. Atëherë  do të bëhet i qartë edhe fituesi i kategorisë “Eurosonik”. Organizatorët e festivalit më të madh evropian për muzikën bashkëkohore pop dhe rok - "Eurosonik" zgjodhën tashmë mes disa kandidatëve vendas, se kush do të përfaqësojë vendin tonë në Grjoningen të Holandës vitin e ardhshëm. Interesi për të marrë pjesë në këtë festival është i madh, pasi ka përfaqësues evropianë, drejtues klubesh dhe mediash që anëtarësojnë në  Bashkimin Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU), pjesë e të cilit është edhe Radioja Kombëtare Bullgare.

Një vit më parë, grupi TRIGAIDA u zgjodh për të përfaqësuar Bullgarinë në Grjoningen. Emri është një fjalë e krijuar nga muzikantët e formacionit, duke kombinuar numrin e pjesëmarrësve me veglën popullore bullgare – gajde. Treshja e përbërë nga Asja Pinçeva - vokal, Georgi Marinov - Horhe - didxheridu dhe gajde dhe Ivan Shopov - elektronikë dhe produksion - prezantojnë folklorin bullgar në mënyrë unike përmes estetikës së tingullit elektronik.

Dëgjojmë "Dielli dridhet" nga albumi debutues “Ejani” i grupit “Trigajda” nga viti 2021.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR, Trigaida 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Burnout" – një koktej i freskët pop, country, blues dhe... pak xhaz

Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne! Herët a vonë, të gjithë mund ta njohin veten në personazhin e "Burnout" si një nevojë për ta..

botuar më 24-05-27 6.05.PD

Me “Këngan e Alfabetit” interpretuar nga Formacioni “Radiodeca”, BNR dërgon një urim për 24 Majin

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) prodhoi, incizoi dhe filmoi një video të "Këngës së Alfabetit" të realizuar nga Grupi Vokal "Radiodeca". Kjo është një përshëndetje për të gjithë bullgarët në mbarë botën me rastin e 24 Majit - Ditës së Vëllezërve..

botuar më 24-05-24 10.16.PD

Kënga popullore bullgare “Rajna” – pjesë e Projektit “Ura mes kulturave”

Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e..

botuar më 24-05-24 6.10.PD