Arkivoli me eshtrat mortore të Mbretit Ferdinand I (lindur më 1861 - vdiq më 1948) u shtrua për adhurim në sallën qendrore të Pallatit Mbretëror "Vrana" në Sofje. Më pas ata do të transferohen në kriptën e familjes në pallat. Ata u transportuan me avion ushtarak nga qyteti gjerman Koburg, ku mbreti jetonte në mërgim. Kortezhi funeral u prit para Pallatit "Vrana" nga nipi i tij Simeoni Sakskoburggotski dhe familja e tij.
Ferdinandi Sakskoburggotski lindi në Perandorinë Austriake në 1861. Ai ishte Princi bullgar në periudhën 25 qershor 1887 - 22 shtator 1908 dhe pas kësaj edhe mbret i Bullgarisë në periudhën 22 shtator 1908 - 3 tetor 1918.
Kthimi i eshtrave mortore të mbretit Ferdinand vjen 76 vjet pas vdekjes së monarkut. Deri më tani, eshtrat preheshin në kriptën e Kishës “Shën Avgustin” në qytetin bavarez Koburg.
Lexoni më shumë:
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..