Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eshtrat mortore të Mbretit Ferdinand I u shtruan për adhurim në Pallatin “Vrana”

Foto: BTA

Arkivoli me eshtrat mortore të Mbretit Ferdinand I (lindur më 1861 - vdiq më 1948) u shtrua për adhurim në sallën qendrore të Pallatit Mbretëror "Vrana" në Sofje. Më pas ata do të transferohen në kriptën e familjes në pallat. Ata u transportuan me avion ushtarak nga qyteti gjerman Koburg, ku mbreti jetonte në mërgim. Kortezhi funeral u prit para Pallatit "Vrana" nga nipi i tij Simeoni Sakskoburggotski dhe familja e tij.

Ferdinandi Sakskoburggotski lindi në Perandorinë Austriake në 1861. Ai ishte Princi bullgar  në periudhën 25 qershor 1887 - 22 shtator 1908 dhe pas kësaj edhe mbret i Bullgarisë në periudhën 22 shtator 1908 - 3 tetor 1918.

Kthimi i eshtrave mortore të mbretit Ferdinand vjen 76 vjet pas vdekjes së monarkut. Deri më tani, eshtrat preheshin në kriptën e Kishës “Shën Avgustin” në qytetin bavarez Koburg.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD

Deputetët miratuan blerjen e raketave antitank “Javelin”

Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...

botuar më 25-03-26 6.06.MD