Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit në prill 2024 ishin 707 900, ose 4.9% më shumë krahasuar me prillin 2023. Numri më i madh i udhëtimeve ishte në: Turqi – 195 000, Greqi – 149 400, Rumani – 58 300, Serbi – 54 600, Gjermani – 34 800, Maqedoninë e Veriut – 32 500. 38,2% e udhëtimeve kanë qenë për pushime dhe ekskursione, 21,8% për qëllime biznesi. 40% nuk e kanë shënuar qëllimin e udhëtimit.
Në muajin prill, numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari ishte 793 300. Kalimet tranzite janë 35.6%, ose 282.600 nga të gjitha vizitat e shtetasve të huaj. Përqindja e qytetarëve të BE-së që kanë vizituar Bullgarinë është 48,7% e numrit të përgjithshëm të të huajve – 386 300. Më i madh është numri i vizitave të qytetarëve nga Rumania - 44,1%, dhe nga Greqia - 29,5%. Numri më i madh i të huajve që kanë vizituar vendin ishin nga Turqia – 168 600, ose 51.1% e vizitave të shtetasve jashtë BE-së.
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..