Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Godina e BNB
Foto: Ani Petrova

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke pasur parasysh situatën e tregut të pasurive të paluajtshme në vend para dhe pas krizës financiare botërore, kur çmimet fillimisht u rritën me shpejtësi dhe kërkesa për pasuri të paluajtshme ishte stimuluar nga kreditë bankare dhe pas krizës ato u ulën për shkak të aksesit të vështirë në financim dhe daljes në treg të pronave të blera me kredi që nuk mund të paguheshin më”, thuhet në analizë.

Kriza globale financiare e 2008/2009 ndryshoi plotësisht situatën. Qasja në kredi u kufizua ashpër dhe kërkesa për pasuri të paluajtshme ngriu. Ky episod nuk duhet harruar dhe duhet të shërbejë gjithmonë si një kujtim për pritshmërinë tepër optimiste për tregun e pasurive të paluajtshme (dhe aksioneve), paralajmëron BNB.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD