Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bettany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me padurim nga publiku bullgar.
Në episodin e filmuar vitin e kaluar, Bettany udhëtoi nëpër vendin tonë dhe vizitoi disa nga vendet më ikonike të lidhura me historinë tonë mijëvjeçare. Thesari i artë nga Varna e mahniti atë me punimin e tij mjeshtëror. Në Luginën e Mbretërve Trak, historiania britanike shijoi piktura murale jashtëzakonisht të gjalla në një varr 2300-vjeçar. Në Muzeun e Kazanllëkut, ajo zbuloi gjetje të mahnitshme trake, dhe në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u mrekullua me mozaikët e shekujve IV-VI. Vëmendje e veçantë në episod i kushtohet qytetit antik Heraklea Sintika, ku Prof. Hughes zbuloi gjurmët e një bazilike dhe një shenjtërore të lashtë të perëndeshës Nemezida.
Në udhëtimin televiziv, historiania britanike na çon nga Manastiri ikonë i Rilës, i themeluar në shekullin e X-të dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-së, në fshatin Ribnovo në Rodope, ku prezanton zakonin unik të "vizatimit të nuseve". Në malin Stranxha, Prof. Hughes prezanton ceremoninë e vallëzimit mbi prush, të quajtur bullgarisht nestinarstvo - një ritual i mbushur me misticizëm dhe bukuri.
Historiania dhe prezantuese britanike përfundon rrugëtimin e saj përpara monumentit Buzlluxha, duke e paraqitur atë si një relikte komuniste dhe një simbol të përplasjes mes dhimbjes së kujtimit të së shkuarës dhe rrezikut për të harruar mësimet e saj.
Shikoni të gjithë episodin emocionues të "Thesaret me Bettany Hughes" kushtuar Bullgarisë këtu:
Lexoni më shumë:
Përpoi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: x.com/bettanyhughes, Bashkia Sozopoll
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..