Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia Lika me 30.950 pikë dhe e treta u rendit Barbara Kaja nga Gjeorgjia me 29.000 pikë. Vëllkova fitoi një medalje bronzi në finalen e topit për vajza. Ajo prezantoi shumë mirë kompozimin e saj të bukur dhe mori 31.150 pikë. Meital Sumkin e Izraelit u bë kampione e topit me 33.550 pikë, e dyta është Anna Pierxhentili nga Italia me 31.250 pikë. Dy bullgaret debutuese, janë të katërtat në garën ekipore, vetëm 0.1 pikë larg medaljeve të bronzta.
Stilijana Nikollova dhe Borjana Kalein siguruan pjesëmarrje në tre finale të veglave të veçanta pas kualifikimeve për femra në rreth dhe top.
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..