Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është viti 855 viti i krijimit të shkrimit sllav? Radio Bullgaria dhe Doc. Diana Atanasova në kërkim të përgjigjes

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër
Foto: uni-plovdiv.bg

A është alfabeti sllav bullgar?

Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav jo për bullgarët, por për sllavët e Moravisë me urdhër të Princit Rostisllav, dhe se nuk kanë qenë kurrë më parë në Bullgari. "Po, ata janë nga Selaniku - shpjegon për Radio Bullgarinë Prof. Ellka Mirçeva, zëvendësdrejtoreshë e Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. - Qyteti në atë kohë ishte i populluar dendur me një popullsi kompakte sllave bullgare, e cila fliste bullgarishten lindore një dialekt të afërt me dialektet e malit Rodopa” - shpjegon ajo.

Pikërisht këtë dialekt e marrin si bazë të alfabetit që krijouan. Prof. Mirçeva e cilëson si një kontribut të jashtëzakonshëm, të paarritshëm pas tyre, faktin që Konstantin-Kirill Filozofi arriti të gjejë një shkronjë të përcaktuar saktë për çdo tingull, duke mbuluar kështu të gjitha veçoritë specifike të gjuhës bullgare. Është një fakt historik i padiskutueshëm që autori i shkrimit tonë është Konstandin-Kirili Filozof. Në mesin e shekullit të IX-të, ishte ai që ndërmori krijimin e një alfabeti sllav, të quajtur "gllagolica", në të cilin, së bashku me vëllain e tij Metodij, të përkthenin librat liturgjikë.

Prof. Ellka Mirçeva

Kur u krijua alfabeti gllagolitik?

Dhe këtu vjen pyetja tjetër e diskutueshme - a është 855 viti i saktë i krijimit të shkrimit tonë? Është pikërisht ky vit që u zyrtarizua në arsimin dhe shoqërinë bullgare, por për një hipotezë tjetër na tregon Doc. Diana Atanasova nga Fakulteti i Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes, Departamenti i Studimit të Veprës së Vëllezërve Kirill dhe Metodij, dhe specialiste e letërsisë mesjetare bullgare.

Doc. Diana Atanasova
“I vetmi monument i shkruar që jep një numër specifik është "Mbi shkronjat" e Çernorizec Hrabër dhe viti i treguar aty është 6363, i cili mund të rillogaritet dhe të përkthehet në kalendarin e ri sipas kalendarëve të ndryshëm të përdorur në Mesjetë. Ishin disa, por më të njohurit ishin ai i Bizantit dhe i Aleksandrisë, që japin respektivisht 855 dhe 863. I besoj kalendarit të Aleksandrisë dhe në përputhje me të nga viti i përmendur në burimet historike - 6363, zbres 5500 dhe del viti 863. Shumë historianë pohojnë se viti është 855, për faktin se në jetëshkrimin e Shën Kirill Filozofit thuhet se pikërisht atëherë ai shkoi te vëllai i tij Metodij në një manastir në Azinë e Vogël në Olimp, ku të dy banonin dhe merreshin me letërsi. Përveç kësaj, përkthimi i shkrimeve të shenjta kërkonte kohë dhe ky është një argument shtesë në shkencën historike bullgare - se ata atëherë krijuan alfabetin, punuan në përkthimet dhe kjo kërkonte kohë. Por menjëherë lind pyetja - për kë e krijuan këtë alfabet? Kush kishte nevojë për të? Dhe këtu ndërhyjnë interpretime shtesë të burimeve historike që lidhen me këtë politikë të padiskutueshme të Bizantit, që ai ndiqte për ungjillëzimin e popujve që banonin në trevat rreth tij dhe që ishte shkaku i krijimit të shkrimit tonë.”

Pavarësisht nëse sot do të vini në dyshim vitin e saktë të krijimit të shkrimit gllagolitik, nëse do të vazhdoni ta quani shkrimin gllagolitik bullgar apo sllav, një gjë është e sigurt - rëndësia e tij e madhe për formimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar bullgar.Doc. Atanasova theksoi rëndësinë humanitare të punës edukative gjatë Forumit Shkencor Ndërkombëtar në Athinë, kushtuar Apostujve të Shenjtë të Barabartë, në të cilin prezantoi një raport shkencor.

"Nxënësit e Vëllezërve Kirill dhe Metodij duhej të krijonin një gjuhë, jo vetëm shenja të shkruara. Dhe vepra e tyre është gjithashtu e jashtëzakonshme në atë që krijimi i kësaj gjuhe çoi në shfaqjen e një letërsie, prestigji dhe autoriteti i së cilës u bënë të barabarta me gjuhët e shenjta më domethënëse dhe më të pranuara të epokës.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: ibl.bas.bg, Shkolla e Gjuhës Bullgare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Valjadolid, uni-sofia.bg, uni-plovdiv.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD