Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej 100 mijë levash (rreth 50 mijë euro). Gati 120 kalorës nga Ukraina, Turqia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria marrin pjesë në turneun, i cili është për fëmijë, adoleshentë, vajza, burra dhe gra. Ditën e fundit (të dielën) do të jetë kulmi për meshkuj dhe femra me lartësi të pengesave 155 cm.
Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..
Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..
Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..
"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav Grozdanov dhe ato bëhen një forcë..