Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Muzikanti rikthehet në vendin tonë për një koncert me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Foto: BTA

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë vegël muzikore duhet shumë punë, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Vetëm pas gjithë kësaj tamburaja mund ta hapë botën për ty. Pikërisht kështu ndodhi në fillim të karrierës së muzikantit të ri Dimitër Gugov. Pas afro 25 vitesh kushtuar tamburasë në Francë, mjeshtri virtuoz tashmë po nis një turne evropian – me koncerte si solo interpretues, por edhe me grupin e tij “Violinat Barbare”.

Më 23 maj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, Dimitër Gugov do të japë një koncert me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR-së, me dirigjent Dimitër Hristov. Programi përfshin dy vepra prej autori të muzikantit të shquar, të cilat ai do të prezantojë së bashku me orkestrën.

Dimitër Gugov vjen në Sofje me ftesë të producentit të Redaksisë “Muzikë Popullore” të BNR-së Hristijan Nedellçev. Prej vitesh ai ndjek dhe prezanton shfaqjet e muzikantit në skenat botërore. Tani Dimitër Gugov do të luajë në radio si të ftuar në koncertin "Muzikë në portrete", kushtuar bullgarëve që po zhvillohen në bazë të folklorit tonë jashtë vendit.

“Do të prezantoj dy pjesë të kompozuara prej meje. Njëra është solo dhe i kushtohet vajzës sime Elena. Për herë të parë do ta ekzekutoj në aranzhim të Georgi Andreev dhe në shoqërim të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së. Pjesa e dytë titullohet "Dëbo Demonin". Ajo u frymëzua nga lojërat rituale e burrave të quajtur Kallushar ose Rusalii. Vallet e tyre synojnë të kurojnë me magji sëmundjet e pashërueshme. Kjo është një ceremoni e vërtetë ekzorcizmi ku kërcimtarët e rrethojnë të sëmurin. Ata fillojnë të rrotullohen rreth tij shumë ngadalë, nën tingujt e tamburasë. Ceremonia fillon ngadalë dhe gradualisht shpejtohet, derisa më në fund kërcimtarët rrotullohen shumë shpejt rreth të sëmurit. E gjithë kjo kërkon një kohë të gjatë dhe shpesh duket sikur mund të vazhdojë me orë të tëra. Më në fund vallja përfundon papritur dhe më pas i sëmuri ngrihet dhe kjo është një shenjë se ai u çlirua nga demoni - shpjegon Dimitër Gugov. – Por muzika është një gjuhë universale dhe nuk ka nevojë të kuptosh shumë për ta shijuar këtë performancë.”

Pjesa më frymëzuese e punës për Dimitër Gugovin është takimi për koncerte me treshen "Violinat Barbare", e cilësuar si një nga grupet etno më të kërkuara në Evropë.Grupi u krijua nga muzikanti bullgar. Në përbërjen e tij janë edhe mongoli Enhzhargal Dandarvaançig, i cili luan në violinë me kokë kali dhe këndon, dhe perkusionisti dhe këngëtar francez Fabien Gyjo:

Violinat Barbare

"Formacioni im është "Violinat Barbare". Emri është diçka shumë e thjeshtë - sepse si bullgarët ashtu edhe mongolët quheshin barbarë nga grekët. Dhe ne jemi "violinë" sepse luajmë instrumente me tela, kështu që "Violinat Barbare" mbart idenë, për këtë se çfarë do të shihni në shfaqjet tona. Dhe për shkak se violina nuk mund të jetë kurrë barbare - është një instrument i rafinuar i bërë për aristokracinë italiane - prandaj ka një paradoks në emër, zgjon kureshtjen e publikut. Ne grupin tone kemi dy instrumente tradicionale me harqe. Gjithashtu kemi perkusion dhe te gjitha llojet e këndimit. Që kur e formuam grupin, na ftojnë në të gjitha llojet e festivaleve - folklorike, klasike, etno, rok dhe madje edhe metal.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BNR, arkiv personal, Kamen Minkov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD