Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e tij të ardhshme në Bullgari, pianisti belg do të prezantojë interpretimin e këngës autentike popullore bullgare "Rajna", krijuar në partneritet me këngëtaren Nina Nikolina. Për këtë sesi lindi ideja të bashkëpunojë me këngëtaren bullgare Nina Nikolina, pianisti Daniell Verstepan tregon:
“U dashurova me zërin e saj sapo e pashë në filmin “Mbreti i Belgjikës”. Folklori juaj është magjik! Thellësia, pasuria e zërave, kompozimet – janë të pakrahasueshme.Tekstet janë kaq interesante, plot legjenda dhe njohuri. “U zhyta” në to dhe fatmirësisht takimi ynë me korrespondencë me Ninën erdhi në kohë që folklori bullgar të bëhej pjesë e projektit “Ura mes kulturave”, me të cilin aktualisht jam në një turne botëror”.
Pianisti prezanton një këngë lokale, të njohur dhe të dashur në çdo pikë të turneut të tij, në çdo kontinent. Pak para koncerteve prej tij mësojmë më shumë për procesin e punës me këngëtaren tonë:
“Menaxheri im kontaktoi Nina Nikolinën, i tregoi idenë dhe për fat ajo u përgjigj. Unë u mora me krijimin e muzikës dhe Nina, si një nga njohësit më të mirë dhe interpretueset më të shkëlqyera të folklorit, duhej të gjente tekstet më me ndikim. "
Nina Nikolina shton:
“Edhe në formën e saj të papërpunuar, baza që më dha Daniell tingëllonte aq kozmopolite sa që e dija se cila do të ishte kënga bullgare që ne duhet të inkorporonim. Zgjodha një nga të ashtuquajturat “këngë të vështira” – ato me të cilat këngëtarët diplomohen në Akademinë e Muzikës. Është nga rajoni i qytetit Pazardzhik, i kushtohet Rajna Knjaginja dhe u bë e njohur kur u interpretua nga këngëtarja e paimitueshme Nadka Karaxhova. Për mrekulli, teksti dhe melodia "përqafuan" njëri-tjetrin në një sinkron të tillë - sikur të ishin shkruar në të njëjtën kohë.
Në final aranzhimin e bëri Javor Rusinov, i cili prej vitesh punon me folklorin bullgar në një tingëllim të përditësuar. Për të interpretuar këngën "Rajna" në koncertet u ftuan edhe muzikantët Kalin Veljov - perkusione, Damjan Jordanov - fyell, i cili gjithashtu mori pjesë në regjistrim, dhe Kori "Zërat Magjikë".
Në fakt, “Rajna” do të ketë premierë, edhe jashtë Bullgarisë. Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina do ta prezantojnë atë më 26 maj 2024 në Gent - kryeqytetin kulturor të Belgjikës. Në koncert do të marrin pjesë edhe Kori bullgar i Grave "Bullgapeja" nga Brukseli dhe Kori "Futioza" nga Genti.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube / Daniell Verstapen, Facebook / Daniell Verstapen, Facebook /Nina Nikolina
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..