90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos, ndaluan partitë dhe organizatën revolucionare maqedonase VMRO. Data është një pikë kufitare midis një grushti të mëparshëm ushtarak më 9 qershor 1923 dhe grushtit të shtetit që pasoi me ndërhyrjen ushtarake sovjetike më 9 shtator 1944. Si lider në të u dalluan, koloneli Damjan Vellçev, nënkoloneli rezervë Kimon Georgiev dhe krijuesi i "Zveno" Dimo Kazasov. Prof. Daniell Vaçkov, drejtor i Institutit për Studime Historike në Akademinë Bullgare të Shkencave, shpjegoi për Radio Bullgarinë se marrja e dhunshme e pushtetit ishte nxitur nga faktorë objektivë dhe subjektivë.
“Arsyet objektive janë se në këtë periudhë pas Luftës së Parë Botërore, kriza, e cila është gjithëpërfshirëse – politike, morale, në periudha të caktuara ekonomike, krijonte kushte të favorshme për të kërkuar zgjidhje me grusht shteti, jo me mjete demokratike.Faktori subjektiv është se këta janë njerëz që në parim, veçanërisht Damjan Vellçev, por në një farë kuptimi edhe Kimon Georgiev, nuk e duan demokracinë. Ata duan të krijonin një formë të qeverisjes së fortë ushtarake, jo të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.”
Profesori thotë se lidhja e puçistëve të vitit 1934 me Jugosllavinë mbretërore është e dukshme.
“Ajo ishte financiare, në një farë kuptimi ideologjike, sepse njerëzit që do të merrnin pjesë, me sa duket, mendonin se Bullgaria duhet të kërkonte afrimin me Jugosllavinë. Sidomos në qarqet antimonarkiste pretendohej të zbatohet një projekt në të cilin Bullgaria të bëhet pjesë e Jugosllavisë. Këto projekte në periudhën ndërmjet dy luftërave tentonin të sakrifikonin monarkinë bullgare. Ideja e sovranitetit në përgjithësi sakrifikohej në njëfarë kuptimi. Sepse është shumë e qartë se përfshirja e Bullgarisë në një projekt jugosllav, le ta quajmë projekt, do të lidhej me nënshtrimin e sigurt të Bullgarisë nga Serbia. Ndonëse një ide e tillë ekzistonte edhe gjatë qeverisjes së Aleksandër Stambolijski*.”
Historiani nuk i pranon spekulimet se po të mos kishte pasur grusht shteti, për shkak të veprimtarisë së VMRO-së së Ivan Mihajlovit, Bullgaria do të kërcënohej me okupim nga Pakti Ballkan**.Ai dyshon edhe në kujtimet e disa pjesëmarrësve në ngjarje se ata ishin gati të vrisnin Mbretin Boris III nëse ai do të kundërshtonte ndryshimin. Ai komenton edhe pse në vlimin intelektual të viteve të ndërmjetme, në rrethin “Zveno” shohim artistë të rëndësishëm bullgarë të tunduar nga politika.
“Ne kemi shfrytëzimin tipik, për fat të keq, të intelektualëve në politikë. Sidomos nëse ata nuk janë mjaft të kujdesshëm që idetë dhe kërkimet e tyre mund të shfrytëzohen nga politikanë keqdashës. Pas Luftës së Parë Botërore, bota ishte në një kërkim të madh për një zgjidhje. Demokracia klasike u vu në dyshim seriozisht për dështimin e saj për të parandaluar katastrofën e madhe të Luftës së Parë Botërore. Shumë intelektualë kërkonin zgjidhje në lëvizjet e reja radikale politike që sot historia i ka dënuar kategorikisht si antinjerëzore - e kam fjalën për fashizmin, komunizmin, nacional-socializmin. Mjaft intelektualë seriozë janë të lidhur me këto lëvizje.Kur ndodhi grushti i shtetit në 1934, kishte një ndjenjë se regjimet autoritare e kishin përballuar më mirë krizën ekonomike sesa demokracitë liberale.”
Puçistët e 19 majit përfituan nga zhgënjimi i madh dhe morali i ulët politik në qeverisjen e koalicionit pesëpartiak të “Bllokut Popullor”. Ata erdhën me premtimin e “rinovimit” publik dhe shtetëror. Por puçistët e humbën shpejt mbështetjen publike. Më në fund, pa asnjë përmbysje, duke përdorur vetëm kontradiktat e brendshme midis puçistëve, Mbreti Boris III arriti t'i largonte ata në mënyrë shumë elegante dhe pa gjak nga pushteti.
“Grushti i shtetit u realizua me idenë se do të realizonte një transformim të plotë të shoqërisë në drejtim të modernizimit dhe në të njëjtën kohë në një, siç thonin ata, nacionalizëm të mirë. Ata deshën të kthehen në epokën e Rilindjes si një epokë vlerash dhe bashkimi të kombit bullgar. Mirëpo, “Renovimi” vuante nga problemet e kësaj mode në përgjithësi. Një regjim që tregon ende se duhet të kesh njëfarë lidhjeje me shoqërinë. Kjo nuk është këtu. Gjithçka zhvillohej në mënyrë të fragmentuar, ndonëse në “ripërtëritje” të ishin përfshirë jo pak figura kulturore me autoritet. Në përgjithësi, ajo filloi të burokratizohet. Ajo filloi të funksionojë vetë pa mbështetjen e publikut që vërtet nevojitet për të realizuar një politikë të tillë.”
*Aleksandër Stambolijski është lider i partisë bujqësore BZNS, ai ishte kryeministër nga viti 1919 deri në vitin 1923. Regjimi i tij autoritar, i quajtur diktaturë fshatare, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak më 06.09.1923.
** Pakti Ballkanik u nënshkrua më 9 shkurt 1934 nga Turqia, Greqia, Rumania dhe Jugosllavia kundër politikës së Bullgarisë për të kërkuar një rishikim paqësor të kufijve të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov, Agjencia Shtetërore "Arkivat"Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..