Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë grupesh. Ndër gjithë këto angazhime, Angell Djulgerov gjen kohë për projektin e dytë të pavarur! Pas "Shqisat" nga viti 2021, muzikanti tashmë është gati me "Samsara" - një koleksion prej shtatë këngësh të tij. Për projektin e tij të ri të autorit, Angell Djulgerov thotë:
“Kur punoj mbi muzikën time më pëlqen të shfrytëzoj të gjithë paletën e mjeteve shprehëse, që kam akumuluar në punën time me muzikantë të tjerë. Më pëlqen të mos mendoj nëse rezultati do të jetë komercial, i shitur, i pëlqyer apo jo. Ajo që është e rëndësishme për mua është vetë-shprehja në synimin tim për të krijuar art.”
Këtë e dëgjojmë që në këngën e parë të albumit "Samsara" - "Tërheqja kozmike". Kjo është një këngë, e cila tregon për përpjekjet e njeriut për të zbutur dashurinë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube/@AngelDyulgerov, Ani PetrovaGrupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..