Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit.
"Zgjodha këtë këngë për të titulluar albumin tim debutues, sepse ajo bashkon emocionet e të gjitha këngëve në të. Nuk është vetëm një këngë dashurie, është gjithashtu një këngë për miqësinë e përjetshme", thotë Kris Gran.
Kënga mesa duket është vërtet shumë e veçantë, pasi përveç emërtimit të albumit, “Dy Zemra” mblodhi reagimet më të forta nga kolegët dhe fansat, duke e shtyrë Kris Gran të realizojë një video për të. Subjekti ndjek jetën e dy fëmijëve, miq të pandarë, por të ndarë nga largësia dhe vendndodhja gjeografike. Takimi i tyre pas shumë vitesh mbush për një çast boshllëkun e krijuar nga mungesa e një shpirti binjak.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal Kris GranDashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..