Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës. Votimi për ta do të vazhdojë deri më 25 shtator. Ndër kategoritë janë "Shtëpia më e pastër", "Shtëpia më e mirë e shërbyer pa automjete", "Shtëpia malore me kuzhinën më të mirë" dhe të tjera. Organizatat nominuese janë "Malet dhe njerëzit" - Shoqata e udhëheqësve malorë në Bullgari, Asociacioni i Parqeve në Bullgari, Shoqata e Kafshëve të Egra "Ballkani", Bashkimi Turistik Bullgar, Shërbimi i Shpëtimit Malor etj.
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..