Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

13 maji është Dita e Lirisë Tatimore gjatë vitit 2024

Llëçezar Bogdanov
Foto: BTA

Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit.

Kjo ështënjë datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që prodhojmë që nga fillimi i vitit shkon vetëm në dobi të buxhetit. Kjo ditë pothuajse gjithmonë bie rreth mesit të majit, theksoi Llëçezar Bogdanov për BNR - kryeekonomist në institut. Sipas tij, dallime të mëdha ka vetëm në momente krize.

"Ky është një tregues i barrës totale tatimore-siguruese në një vend. Ai tregon se Bullgaria është larg një lloj parajse tatimore apo offshore. Jemi larg një vendi ku pothuajse nuk ka taksa ose janë shumë minimale. Po të mbledhësh gjithçka, që paguhet nga subjektet e biznesit, qytetarët, pronarët e pronave, kushdo që kryen një lloj veprimtarie në vend, në fakt, fitohet një barrë e konsiderueshme, sigurisht më shumë se 1/3 e asaj që krijojmë ne”, shpjegoi Bogdanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD