Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit.
Kjo ështënjë datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që prodhojmë që nga fillimi i vitit shkon vetëm në dobi të buxhetit. Kjo ditë pothuajse gjithmonë bie rreth mesit të majit, theksoi Llëçezar Bogdanov për BNR - kryeekonomist në institut. Sipas tij, dallime të mëdha ka vetëm në momente krize.
"Ky është një tregues i barrës totale tatimore-siguruese në një vend. Ai tregon se Bullgaria është larg një lloj parajse tatimore apo offshore. Jemi larg një vendi ku pothuajse nuk ka taksa ose janë shumë minimale. Po të mbledhësh gjithçka, që paguhet nga subjektet e biznesit, qytetarët, pronarët e pronave, kushdo që kryen një lloj veprimtarie në vend, në fakt, fitohet një barrë e konsiderueshme, sigurisht më shumë se 1/3 e asaj që krijojmë ne”, shpjegoi Bogdanov.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..