Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 majin

Kod i verdhë për reshje të konsiderueshme është shpallur për 6 zona në Bullgarinë Lindore dhe Jugore

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në kryeqytet 13°.

Përgjatë Detit të Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme, reshje dhe erë mesatare, përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperaturat e ajrit do të jenë 15-16°. Uji i detit është gjithashtu 15-16°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Mbi male do të mbajë vranësira me reshje, mbi 1800 m dhe me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 8°, në 2000 m deri në 3°.

Ditën e shtunë do të jetë me diell, era do të dobësohet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD