Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë BE-së nuk mund të marrin pjesë në të.
Në fillim të fushatës zgjedhore, GERB-SDS ka mbështetjen e 25.4% të atyre që kanë vendosur të votojnë. 17,5% janë të gatshëm të votojnë për "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS) dhe “Vëzrazhdane” fitojnë 14.9% dhe 14.6%. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka një mbështetje elektorale prej 8.5%. Me 4.8% mbështetje, “Ka një popull të tillë” hyn në parlamentin kombëtar, por janë nën pragun për të hyrë në Parlamentin Europian. Temat kryesore që emocionojnë votuesit janë: korrupsioni; te ardhurat e pakta; kujdesi shëndetësor; demografia; prodhimi bullgar dhe infrastruktura rrugore.
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..