Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë përmes rekrutimit në rezervën vullnetare. Rezervistët do të tërhiqen nga paga më e lartë dhe modernizimi i armatimeve. Arma e vjetër sovjetike i zmbraps të rinjtë, sipas një sondazhi sociologjik, tha ministri, cituar nga "24 Çasa".
“Nëse kjo nuk ndihmon, ne do të mendojmë për masa të tjera. Nuk po flasim për kthimin e rekrutimit të detyrueshëm, por për përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e atdheut. Ka të bëjë me disa kategori nëpunësish civilë, për të cilët mund të vendoset kërkesa e detyrueshme për trajnim ushtarak”, tha ministri. Sipas tij, ata që dëshirojnë të punojnë në strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë do t'i nënshtrohen trajnimit ushtarak përpara se të bëhen nëpunës civilë.Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov në Qendrën për rehabilitim social..
Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..