Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën.
I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të hapur përsëri dyert e parajsës. Kjo do të ndodhë të dielën e quajtur me emrin më të shkurtër - Pashkë.
Të Shtunën e Madhe shërbesa e kishës fillon herët në mëngjes dhe vazhdon deri në fund të ditës. Kështu, këngët e së shtunës së fundit bashkohen me këngët e Pashkëve dhe përfundojnë me tingujt e solemnitetit "Krishti u ringjall!"
Shërbesa e Pashkëve në tempullin-monument “Shën Aleksandër Nevski” do të kremtohet nga kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare – Mitropoliti i Vracës Grigorij, për shkak të vdekjes së Patriarkut Neofit.
Për shërbesat do të përdoret zjarri i bekuar, i cili u soll vitin e kaluar nga Jeruzalemi.
E Shtuna e Madhe është gjithashtu dita e fundit në të cilën mund të lyhen vezët për Pashkët.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..