Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën.
I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të hapur përsëri dyert e parajsës. Kjo do të ndodhë të dielën e quajtur me emrin më të shkurtër - Pashkë.
Të Shtunën e Madhe shërbesa e kishës fillon herët në mëngjes dhe vazhdon deri në fund të ditës. Kështu, këngët e së shtunës së fundit bashkohen me këngët e Pashkëve dhe përfundojnë me tingujt e solemnitetit "Krishti u ringjall!"
Shërbesa e Pashkëve në tempullin-monument “Shën Aleksandër Nevski” do të kremtohet nga kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare – Mitropoliti i Vracës Grigorij, për shkak të vdekjes së Patriarkut Neofit.
Për shërbesat do të përdoret zjarri i bekuar, i cili u soll vitin e kaluar nga Jeruzalemi.
E Shtuna e Madhe është gjithashtu dita e fundit në të cilën mund të lyhen vezët për Pashkët.Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..