Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentja maqedonase e prezantoi si një takim shtrëngimin e duarve me kryeministrin bullgar

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka njoftuar në Facebook se ka pasur një takim me kryeministrin bullgar Dimitër Gllavçev, raportoi BGNES. "Gjatë samitit ndërkombëtar për paqen në Ukrainë, u njoha dhe pata një..

botuar më 24-06-17 9.18.PD

Takimi botëror i mediave bullgare në Ukrainë do të jetë në një format hibrid

Takimi i nëntëmbëdhjetë botëror i mediave bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), do të mbahet nga 18 deri më 21 qershor në 3 qytete të Ukrainës - Odesë, Bollgrad dhe Izmail, ku ka komunitete të mëdha bullgare. Tema e..

botuar më 24-06-17 8.51.PD

Në Bullgari u regjistrua për të dytin muaj radhazi deflacion

Në maj 2024, inflacioni mujor ishte -0.2%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Inflacioni që nga fillimi i vitit (maj 2024 kundrejt dhjetor 2023) është 0.4%, dhe inflacioni mesatar vjetor për periudhën qershor 2023 - maj..

botuar më 24-06-16 8.10.PD