Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Policët bullgarë do të monitorojnë sigurinë e Olimpiadës në Paris

Policë bullgarë do të shkojnë në Francë për të ndihmuar kolegët e tyre francezë në punën për të garantuar sigurinë e Lojërave Olimpike Verore dhe Paraolimpike në korrik dhe gusht 2024. Në kuadër të përgatitjes së ngjarjes në shkallë të gjerë,..

botuar më 24-06-17 6.38.MD
Rumen Hristov (në mes)

Rumen Hristov, GERB-SDS: Duhet të kemi një qeveri pro-evropiane

GERB-SDS dhe DPS panë ngjashmëri në programet e tyre në lidhje me prioritetet kryesore për vendin – hyrjen në Shengen edhe me kufijtë tokësorë, vënien e euros në qarkullim dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, tha Denica Saçeva nga ekipi negociator i..

botuar më 24-06-17 5.58.MD

Instituti "Reuters": BNR është ndër liderët për sa i përket besimit në Bullgari

Televizioni Kombëtar Bullgar dhe Radioja Kombëtare Bullgare janë liderë për sa i përket besimit në lajmet në mesin e 15 mediave kryesore bullgare, me respektivisht 60% dhe 59% besim. Kjo është sipas raportit vjetor për 2024 të Institutit Reuters në..

botuar më 24-06-17 5.21.MD