Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 prillin

Ditën e mërkurë pritet diell pranveror dhe ndërprerje të reshjeve

Foto: BGNES

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet 20°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira, por nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë 17-22°. Uji i detit është 13-14°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në male do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 15°, në 2000 m deri në 7°.

Të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, para mesditës kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit dhe pas mesditës edhe në lindje. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD