Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

7
Foto: Arkiva e Nikoletës dhe Uriell Zunino

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe Uriell Zunino, përveshën mëngët, e restauruan dhe tani janë pronarë të lumtur të një prej shtëpive më tërheqëse dhe novatore në Bullgari.

Ajo është 29 vjeçe, ai është 34. Ajo është bullgare nga Momçillovci, ai është argjentinas. Ajo u diplomua për zhvillim rajonal dhe ai për sociologji. Ata takohen në anën tjetër të botës - në një stacion autobusi në San Francisko. Nikoleta sapo po kthehej nga një brigadë studentore në Alaskë dhe Uriell e ndihmoi të merrte valixhen e saj në autobus. Kështu nis historia e tyre. Ata udhëtuan nëpër botë për një vit e gjysmë, por Nikoleta vendosi të kthehej në shtëpi në Momchillovci dhe Uriell e ndoqi atë.

"Këtë verë po festojmë 3 vjet që jemi banues dhe po vërejmë gjithnjë e më shumë interesim për malin edhe nga të rinjtë, pasi mali ynë është mjaft i lehtë dhe i aksesueshëm, përfshirë këtu dhe shtëpinë tonë, ku mund të arrihet me makinë - thotë Nikoleta. - Rreth nesh ka shtigje ecjeje, dhe në verë shumë njerëz ndalojnë me biçikleta. Afër është Pamporovo dhe shtëpi të tjera."

Familja Zunino e mobiloi shtëpinë me shije duke të dhënë një ndjenjë komoditeti në shtëpi. Për kënaqësinë e fëmijëve, ata kujdesen për qentë, macet dhe... poni që do të stërviten për të kalëruar në mal. Organizohen shëtitje për mbledhjen e bimëve medicinale apo kërpudhave dhe që nga viti i kaluar në shtëpizë janë organizuar edhe ...dasma në pyll.

"Gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë këtë lloj përvoje. Njerëzit duan të jenë afër reales, t'i thurin nuses një kurorë me lule pylli, ta zbukurojnë me degë pishe, me gjëra natyrale. Dhe del diçka shumë efektive. Nuk është si në një restorant, të shkosh në dasmë dhe të ulesh në tavolinë. Këtu njerëzit janë në lëndinë, fëmijët vrapojnë, të gjithë mblidhen rreth zjarrit në mbrëmje. Është një eksperiencë e paharrueshme. Këtë vit për të tretën herë do të na vizitojnë kampet e fëmijëve. Dhe ky është misioni ynë, sepse fëmijët këtu mësojnë të komunikojnë me natyrën. Me ne mbledhin manaferra, mbajnë leksione për kafshët, bimët dhe harrojnë fare telefonat e tyre”, shpjegon Nikoleta për Radio Bullgarinë.

"Momçill junak" është fitues i çmimit "Shtëpia e vitit – 2023" në kategorinë e kuzhinës më të mirë. Hiti mes të ftuarve është patatniku i Rodopeve, por edhe disa gatime më ekzotike, kryesisht argjentinase, të përgatitura personalisht nga "mjeshtri" Uriell.

"E bëjmë me dashuri dhe përpiqemi të përgatisim gatime origjinale, si dhe gjëra nga kuzhina vendase, si gatime rodope, por pak të modernizuara - thotë Uriell Zunino. – Ofrojmë edhe ushqim argjentinas, sidomos në verë, kur mund të përdorim edhe skarë jashtë, por edhe specialitete italiane e ndonjëherë edhe supa aziatike. Mysafirët e duan "Musakanë tonë argjentinase", është e ngjashme me tuajën. Por më së shumti I përmbahemi skarës, sepse në Argjentinë jemi të njohur për mishin e pjekur në skarë. Më pëlqen kuzhina vendase që mbështetet në produktet shtëpiake. Njerëzit këtu i rritin në kopshtet e tyre dhe si njeri që vjen nga qyteti i madh, më pëlqen shumë."


Lexoni më tepër:
Foto :Arkiva e Nikoletës dhe Uriell Zunino
Përgatiti në shqip she publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD