Fituesi i Topit të Artë në vitin 1994 Hristo Stoiçkov, atletja jonë më e suksesshme e të gjitha kohërave Maria Grozdeva (qitje), kampionia jonë e vetme olimpike e notit Tanja Bogomillova-Dangallakova, legjenda e gjimnastikës sportive Jordan Jovçev, ish-kampionia botërore e shahut Antoaneta Stefanova, presidenti i Federatës së Volejbollit Lubo Ganev dhe medalistja olimpike në basketboll, Girgina Skerllatova, sot vizitojnë Parlamentin Evropian. Ata janë atje për konferencën "Rinia dhe sporti në BE: Premtimet e mëdha përplasen me realitetin", organizuar nga eurodeputetët Andrej Sllabakov dhe Pietro Fioki të grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. Synimi i yjeve të sportit është t'i njohë eurodeputetët me problemet me të cilat ballafaqohet sporti bullgar në vitet e fundit.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..