Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..