Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 9 qershorin 2024.
Kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ceremoninë e betimit të qeverisë së përkohshme para Kuvendit. Në qeverinë e përkohshme tashmë të propozuar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka bërë vetëm një ndryshim. Ministër zyrtar i Punëve të Jashtme do të jetë Stefan Dimitrov, e jo Ivajllo Cenov, siç ishte paralajmëruar në projekt-përbërjen më 5 prill. Stefan Dimitrov është diplomat karriere dhe ambasador i Bullgarisë në Mal të Zi. Katër ministra dhe tre zëvendësministra nga qeveria e fundit e rregullt janë emëruar në poste ministrore në kabinetin zyrtar.
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..