Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Foto: BTA (arkiv)

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të mbahet më 9 qershor. Emrat e disa ministrave në të shkaktuan reagime të mprehta nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), të cilët madje lanë konsultimet me presidentin që shoqëruan shpalljen e përbërjes së qeverisë.

Megjithatë, është e rëndësishme të pyesim se përse është arritur sërish një ngërç politik, që kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të gjashta të parakohshme brenda tre viteve.

Prof. Antoineta Hristova

Psikologia politike Prof. Antoineta Hristova e cilësoi përbërjen e qeverisë së përkohshme si një shuplakë për PP-DB-në dhe dalja e koalicionit nga bisedimet në Presidencë si një lëvizje PR që tregon dobësinë. Sipas saj, partitë që morën pjesë në konsultimet me presidentin (dhe këto janë të gjitha forcat parlamentare pa BSP-në dhe më pas pa PP-DB) japin një sinjal se po japin dorën për qeverisjen e ardhshme pas votimit parlamentar. Dhe Kuvendi i ardhshëm Popullor do të ketë detyra urgjente:

"Ndryshimet në Kushtetutë janë të shëmtuara. Janë tradhti ndaj interesit kombëtar dhe shoqëror. E gjithë kjo duhet të ndryshohet urgjentisht nga përbërja e ardhshme e parlamentit. Kjo mund të ndodhë me një pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe me aktivizimin e një votimi penal. Është shumë e rëndësishme nëse do të ketë alternativa të mjaftueshme për të marrë këtë votë ndëshkuese. Ky grup që nuk voton dhe u tërhoq si nga GERB ashtu edhe nga PP-DB, kërkon një votë të tillë ndëshkuese. Ka gatishmëri për një goditje të tillë ndaj pushtetarëve të deritanishëm, por nuk ka asnjë subjekt përmes të cilit mund të zbatohet kjo goditje dhe ky është problem.”

Maria Spirova

“Për mua ajo që ndodhi nuk ishte e pashpjegueshme – thotë gazetarja nga Londra Maria Spirova për BNR. – Logjika e tij filloi të zhvillohej në fillim të marrëveshjes së rotacionit. GERB është një parti që dëshiron të ketë sukses. Për këtë arsye një pjesë e madhe e shoqërisë bullgare i pëlqen. Të gjitha marrëveshjet që partia GERB ka bërë historikisht me ndonjë nga partnerët e saj të mëparshëm kanë qenë gjithmonë si një lojë shahu ku GERB nuk luan vetëm me mbretëreshën. Sipas meje, GERB nuk lejon asnjë ndryshim në strukturat e forcave. Rotacioni u hodh në erë për të mos hequr Kalin Stojanov nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe për të shmangur ndryshimet në ligjin gjyqësor.”

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti Rumen Radev (5 prill 2024)

Presidenti Rumen Radev i dha afat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev deri në fund të së hënës, më 8 prill, për të bërë ndryshime në përbërjen e kabinetit teknik. A do të ndodhë kjo dhe nëse forcat parlamentare do të qetësohen, mbetet për t'u parë. Vetë Gllavçev, pasi të premten paraqiti propozimet e tij për ministra, komentoi se nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime. Ndërkohë, politologu Daniell Smillov e cilësoi përbërjen aktuale si një qeveri kundër PP-DB.

Daniell Smillov

“Në praktikë dominohet nga GERB, edhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) ka përfaqësimin e saj në të. Fakti që ka ministra nga PP-DB nuk është e vërtetë, sepse ata mbeten në të si ekspertë. Pres të shoh edhe një ndryshim në mazhorancën parlamentare në muajt në vijim. Një shumicë e re do të formohet rreth GERB dhe DPS me ndihmën e njerëzve nga “Ka një popull të tillë” (ITN), "Vëzrazhdane" dhe rastësisht dikush nga BSP."

E parë nga jashtë, situata në vendin tonë tregon se Bullgaria është në një krizë të përhershme politike - mendon ish-zëvendëskryeministri dhe ministër në dy qeveri, Ivajllo Kallfin.

Ivajllo Kallfin

“Autoriteti i vendit si një partner besnik tek i cili mund të mbështetet dhe si një shtet që kujdeset për interesat e veta është në rënie. E vërteta është se jeta vazhdon, ka shumë ngjarje që ndodhin në botë, disa prej të cilave kërkojnë reagime nga vendet dhe ne po merremi vetëm me veten tonë.”

Kallfin tërhoqi vëmendjen mbi disa nga temat evropiane që për shkak të paqëndrueshmërisë politike mbeten në plan të dytë në vendin tonë:

“Sigurisht që ka veçori të caktuara kombëtare, por prioritet për të gjithë qytetarët e BE-së mbetet situata ndërkombëtare dhe lufta në Ukrainë. Një temë tjetër lidhet me mënyrën se si po trajtohet ndryshimi i klimës. Bullgaria ka interes të marrë pjesë në zgjidhjen e këtyre çështjeve. Bullgaria mbetet prapa dhe nuk ka marrë ende këstin e dytë të fondeve të caktuara për të në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.”

Për këtë temë foli edhe kreu i shtetit gjatë konsultimeve me forcat politike të përfaqësuara në parlament më 5 prill, duke shprehur shpresën se gjatë qeverisjes së kabinetit teknik vendi ynë do të bëjë një hap përpara në lidhje me pagesën e dytë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: BTA (arkivë), Ani Petrova, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD