Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

10
Foto: Shoqata “Kultura dhe Letërsia“

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në BolonjaEventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike prej 64 m2 dhe me ekspozitën "Gëzim, trishtim dhe shpresë. 25 ilustruesit bullgarë të librave për fëmijë". Kuratorët e ekspozitës janë artistët e njohur Anton Stajkov dhe Svoboda Cekova, të cilët posaçërisht për forumin kanë përzgjedhur vepra të viteve të fundit të krijuara nga 25 ilustrues modernë bullgarë të librave për fëmijë të gjeneratave të ndryshme, me përvoja jetësore dhe profesionale të ndryshme.

"Kemi vite që punojmë mbi temën tonë "Gëzim, Trishtim dhe Shpresë", e cila shqyrton ilustrimet për fëmijë dhe artistët bullgarë për fëmijë në një këndvështrim tjetër. Piktura për fëmijët nuk është vetëm argëtim, nuk është vetëm buzëqeshje. Ajo ndikon mbi probleme përmes të cilave fëmijët mund të përfshihen në tema të ndryshme, mund t'i çojë në katarsis, t'i trishtojë ose t’i fusë në mendime. Është shumë e rëndësishme që ilustruesi të përcjellë të gjithë gamën e ndjenjave që duhet të përjetojnë fëmijët", thotë Anton Stajkov për Radio Bullgarinë.


Koncepti i stendës është përdorimi i imazheve të njohura për publikun brenda dhe jashtë vendit, të cilat kthehen në një dekor të vërtetë, si një teatër prej letre për fëmijë. Në qendër të stendës është ariu i njohur i ilustruesit Kirill Zllatkov nga libri "Kur dua të hesht" të Zornica Hristovës.

"Kjo ekspozitë përbëhet nga 25 fragmente librash të kapura në foto nga afër dhe çdo ilustrim ka një QR kod që zhbllokon përmbajtje shtesë në një faqe onlajn të krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Pikërisht këtu qëndron e gjithë puna- të largohesh duke lënë një gjurmë në gjuhën bullgare dhe angleze pas panairit. Faqja onlajn do të ketë në dispozicion të gjithë bazën e të dhënave me përzgjedhjen e librave, me përmbajtjen e ekspozitës, me tekstet tona kuratoriale, me galeri vizatimesh përgatitore nga autorët, me pamje nga afër të librave. Ideja është që të kemi një prani më të qëndrueshme që të mund të përmirësohet nga kuratorë të tjerë. Shpresojmë që kjo të kthehet në një prioritet shtetëror."


Është përgatitur edhe një katalog dygjuhësh, i cili do të mund të shkarkohet edhe online për të arritur një audiencë sa më të gjerë, thotë Svoboda Cekova.

Me shumë krenari, Radio Bullgaria thekson praninë e Alja Markovës nga redaksia spanjolle e radios sonëe cila është përfshirë me ilustrime nga libri i saj i kuzhinës.

Alja Markova

“Alja Markova është një artiste shumë interesante sepse ka një histori të shkëlqyer nga jeta e saj në Spanjë, ku ka punuar për një nga botuesit më të mëdhenj të teksteve shkollore. Për të punuar në këtë biznes, duhet të kesh aftësi të jashtëzakonshme jo vetëm në vizatim, por edhe të mund të vizualizosh gjërat që vijnë nga klientët pedagogë me një ritëm relativisht të shpejtë. Shumica e kolegëve tanë e dinë që pedagogët janë klientë shumë kërkues dhe këmbëngulës dhe Alja Markova ka kaluar përmes kësaj shkolle. Neve na pëlqen shumë libri i saj." - shprehet Svoboda Cekova

Ekspozita "Gëzim, trishtim dhe shpresë. 25 ilustrues bullgarë të librave për fëmijë" do të prezantohet edhe në Bullgari. Ndalesa e saj e parë në atdhe është në Panairin Pranveror të Librit përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje(NDK). Ajo do të hapë festimet e muajit maj të qytetit të Dupnicës, në shtator ajo do të jetë mysafire në Muzeun e Fotografisë në Kazanllëk dhe më pas në Burgas në bibliotekën e rinovuar të qytetit, ku do të mbahet një master class nga Emill Mitev, kushtuar teknikave të ndryshme në ilustrimit të librave për fëmijë.


* Ekspozita realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Fondit Kombëtar "Kultura" dhe Programit Bashkiak "Kultura" dhe me asistencën e konsullatës së vendit tonë në Bolonjë.

Lexoni më tepër:

Foto: Facebook / Shoqata “Kultura dhe Letërsia“, arkiva personale, Kirill Zllatkov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandian Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD