Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve, të cilët i bënë një shtëpi në një nga sallat e librarive dhe kujdesin e tyre ua ktheu me gërhitje të buta dhe sjellje shembullore.Dhe ai ndoshta do të vazhdojë të marrë një sy gjumë të butë mes rafteve të librave, nëse nuk do të ishte në prag të hedhjes në rrugë. Në vetëm disa orë, rrjeti fjalë për fjalë u ndez me komente që kërkonin shpëtimin e tij. Në mbrojtje të tij u krijua shpejt një peticion që mblodhi mbi 10 000 nënshkrime brenda disa orësh. Ndërkohë, u përfshin edhe mediat kombëtare, të cilat transmetuan reportazhe nga biblioteka në mënyrë që të gjithë të ndiqnin historinë. Kështu u bë e qartë se maçoku është i vaksinuar, i dekrimbuardhe nuk kërcënon askënd me praninë e tij, madje edhe rriti frekuentimet. Më në fund, pas presionit masiv publik, Bordi Drejtues i Bibliotekës Kombëtare "Ivan Vazov" vendosi ta mbajë maçokun në bibliotekë.
Mirëpo, rasti me Gogo ngriti për të njëqindën herë pyetjen për shokët e tij të pastrehë, historitë e të cilëve shpesh nuk kanë një fund të lumtur. Çdo ditë në rrjetet sociale hasim apele për adoptim të maceve dhe qenve endacakë apo të braktisur dhe të njëjtët njerëz përgjigjen gjithmonë…. Ne e dimë se strehimoret publike nuk janë zgjidhje, as tufëzimi i dhjetëra maceve dhe qenve në shtëpi private, sepse kafshët nuk ndihen veçanërisht rehat në hapësira të mbyllura dhe të mbipopulluara.
Gjithsesi, pse ne vazhdimisht kërkojmë një shtëpi për macet dhe qentë në vështirësi? Sipas Javor Geçev, i cili ka punuar për shumë vite në menaxhmentin e Organizatës "Katër Putra", për të pasur këtë problem në vendin tonë, një grup i madh njerëzish braktisin kafshët shtëpiake çdo vit:
"Nuk bëhet fjalë për të braktisurit dikur - thekson Javor Geçev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Bëhet fjalë për një lloj recidivi. Njerëzit që mbajnë një qen p.sh për të ruajtur pulat ose për të ruajtur arat, nuk kujdesen fare dhe ai lind dy herë në vit. Dhe këta këlyshë shkojnë diku tjetër - ose i hedhin në pyll për t'i ngrënë grabitqarët, ose i sjellin në qytet dhe i lëshojnë në park për t'u bërë qytetarë, siç thonë ata. Këta njerëz mbeten të pasanksionuar. Kjo nuk ndryshon në asnjë mënyrë sjelljen e tyre, por problemi më i madh është se mentaliteti i tyre mbetet i njëjtë. Ata disi mendojnë se janë brenda të drejtave të tyre për ta bërë këtë - kështu është bërë gjithmonë dhe ata vazhdojnë ta bëjnë atë."
Kur institucionet ndërhyjnë për të kufizuar popullatën e kafshëve endacake, është një praktikë e zakonshme që ato të merren nga rruga dhe pasi t'i tredhin nuk i kthejnë më. Ato mbyllen në strehimore, ku një numër i madh vdesin në kushte të tmerrshme, ose i çojnë në vende të panjohura për ta, ku nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar.
"Kjo bie ndesh me logjikën e vetë programit të shterpërimit dhe ne po flasim për një keqkuptim të përgjithshëm të parimeve të tij - vëren Javor Geçev. - Ideja është të tredhin kafshën dhe ta kthejnë përsëri atje, në mënyrë që vendin e saj të mos e zërë një tjetër që nuk është tredhur dhe do të vazhdojë të lindë. Dhe sërish, që të ndodhin këto gjëra, arsyeja është mungesa e çdo lloj kontrolli nga ana e organeve ligjzbatuese, sepse e gjithë kjo është e rregulluar me ligj.”
Sikur reagimi i njerëzve të dhembshur duket të jetë më i përshtatshmi. Kur institucionet abdikojnë, nuk qëndrojnë indiferente kur shohin rrezikun e mundshëm për një krijesë të pafuqishme në rrugë. “Ajo nuk ka aftësinë të mbijetojë vetë atje”, vëren Javor Geçev dhe shton:
“E marrin në shtëpi, përpiqen t'i gjejnë një shtëpi, sepse nuk gjejnë absolutisht asnjë ndihmë nga autoritetet lokale p.sh.. Në disa raste ata ia dalin, në shumë raste dështojnë dhe kafsha në fakt mbetet me ta. Dhe kur e shohin tjetrin në rrugë, përballen me dilemën nëse duhet të marrin një tjetër dhe kështu t'u shkaktojnë siklet fqinjëve dhe të vuajnë jetën e tyre personale, apo ta lënë atë në rrugë me dijeninë e qartë se nuk do të mbijetojë atje. Kjo është jashtëzakonisht e gabuar, sepse autoritetet e zbatimit të ligjit në Bullgari duhet të imponojnë një formë morali, sjelljeje që është shoqërisht e pranueshme ose që bazohet mbi disa vlera. Kjo nuk bëhet. Kjo mënyrë e të menduarit duhet të ndryshojë. Dhe duhet të fillojë edhe nga ne, nga njerëzit, por nga ana tjetër nga ata që janë të autorizuar të marrin disa vendime dhe të japin shembull.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, Fondacioni “Katër Putra”, Darina Grigorova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..