Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e nevojshme për të shpëtuar kishën historike, kambanoren dhe shkollën e vjetër kishtare. Kisha "Shën Nikollaj" është ndërtuar nga mjeshtri Kolju Fiçeto në periudhën 1834 - 1836 dhe është një nga pesë kishat në Veliko Tërnovo, e ndërtuar nga Ati i arkitekturës bullgare.
Lista e monumenteve të kulturës me rëndësi vendore dhe kombëtare është bërë në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, por kisha e Kolju Fiçeto “Shën Nikollaj” mbeti vetëm me status lokal. Integriteti strukturor i tempullit, në të cilin u zhvilluan debatet e ligjvënësve të parë bullgarë para miratimit të Kushtetutës së Tërnovës, është i kërcënuar seriozisht. Deri më tani janë mbledhur rreth 50 mijë euro. Kjo është shumë larg nga 2 milionët që nevojiten për rinovimin e plotë të kompleksit dhe tempullit, i cili duhet të fillojë sa më parë.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..