Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të qytetarëve të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë në raportin vjetor për gjendjen e organizimit të bashkëpunimit ushtarak në vitin 2023, të publikuar pak ditë më parë.
Fillimi
Për herë të parë, çështja politike e anëtarësimit të vendit tonë në Traktatin e Atlantikut të Veriut hyri në axhendën e Kuvendit të Bullgarisë më 23 qershor 1990. Ajo u shtrua si çështje nga deputeti i atëhershëm Sollomon Pasi, i cili më pas u bë negociatori kryesor për anëtarësimin bullgar. Më 6 korrik të po këtij viti me të ashtuquajturën Deklarata e Londrës, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës i bëjnë ftesë Bullgarisë për të vendosur marrëdhënie të rregullta diplomatike me NATO-n, të cilën vendi ynë e pranon shtatë ditë më vonë. Hapat drejt ngritjes së flamurit bullgar krahas vendeve të tjera anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut zgjatën më shumë se një dekadë. Përsëri, Sollomon Pasi,në vitin 2004, por tashmë si Ministër i Punëve të Jashtme, mori pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel, në të cilin përfaqësuesit e përhershëm të nëntëmbëdhjetë vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e Traktatit të Atlantikut të Veriut për anëtarësimin e Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Më 29 mars 2004, Asambleja Kombëtare Bullgare ratifikoi këto dokumente, duke përfunduar kështu procedurën për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO.
Bilanci i gjendjes
Dy dekada pas kësaj date historike, ne kërkuam dy ekspertë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të bënin një bilanc. Përpara Radio Bullgarisë ata komentuan sfidat me të cilat u angazhua Aleanca gjatë kësaj periudhe dhe ato nuk janë të pakta – ndër to janë talebanët, Shteti Islamik, xhihadistët, revolucionet dhe të ashtuquajturat Pranvera Arabe, terrorizmi i motivuar fetarisht, fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve, sulmet hibride dhe krimi kibernetik dhe konflikti që filloi që në vitin 2014 në Ukrainë, i cili mori përmasa të plota me agresionin ushtarak rus dy vjet më parë, luftën në Lindjen e Mesme dhe tensionet në Detin e Kuq.
Konkluzioni është kategorik se vendimi për anëtarësim në NATO është një moment kyç në historinë e re bullgare. Ndërsa përfitimet për vendin tonë janë në disa drejtime - në aspektin ekonomik, ushtarak dhe politik, sipas ish-ministrit të Mbrojtjes Angell Najdenov.
“Në aspektin politik, rezultatet mund t'i gjejmë në faktin se jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në formimin e vendimeve dhe mund të ndikojmë në zhvillimin e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes të aleancës. E dyta është se ne jemi një vend që praktikisht merr pjesë me përfaqësuesit e tij në të gjitha strukturat politike dhe ushtarake të Aleancës, në të gjitha komandat dhe në të gjitha komitetet - thekson Angell. - Në fushën ushtarake, në praktikë, Bullgaria ka marrë dhe merr garancitë më të besueshme për sigurinë e saj. Dhe nga ana tjetër, si vend dhe si forcë e armatosur, ne mund të mbështetemi në aftësitë ushtarake që nuk mund t'i marrim dhe zhvillojmë.
Veçmas – rreth 18,000 ushtarakë bullgarë kanë marrë pjesë në misione dhe operacione të ndryshme jashtë Bullgarisë gjatë viteve. Ata kanë fituar si përvojë luftarake, ashtu edhe një nivel më të lartë të ndërveprimit dhe aftësive për të punuar në një mjedis shumëkombësh. Dimensionet ekonomike, për mendimin tim, përcaktohen nga aksesi ynë në burime dhe fondet që mundësojnë modernizimin, duke përfshirë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, të cilën ne e shohim.“
Megjithatë, ish-ministri i Mbrojtjes pranon se jo të gjitha reformat në ushtrinë tonë janë pozitive:
“Para së gjithash, një shenjë negative për ushtrinë ishte fakti se fondet që u liruan si rezultat i reduktimeve të personelit dhe pajisjeve luftarake, në vend që të drejtoheshin për krijimin e një ushtrie moderne, të aftë dhe efektive, u përdorën në sektorë të tjerë në periudhën që nga viti 2004-5 e këtej. Në vend të dytë, dua të theksoj se edhe ato pak fonde që u ndanë për modernizim nuk shkuan për krijimin e aftësive dhe kapaciteteve luftarake dhe në fakt modernizimi dhe riarmatosja filloi të ndodhë në fund të kësaj periudhe 20-vjeçare të anëtarësimit që ne po festojmë. Prandaj edhe sot, pavarësisht arsyeve për një pikëpamje më optimiste, problemet janë sërish modernizimi i vonuar, prapambetja teknologjike dhe mungesa e personelit.
Kryetari i Forumit të Sigurisë së Sofjes, Jordan Bozhillov, kujton se, përveç blerjes dhe mësimit me pajisjet e reja, një çështje e rëndësishme për ndërveprimin e ushtrisë bullgare mbetet tërheqja e personelit të ri:
“Rekrutimi në ushtri kur ekonomitë janë në rritje, kur sektori privat mund të ofrojë më shumë mundësi, është me të vërtetë sfiduese. Prandaj ne duhet të mendojmë se si të rrisim pagat, si ta bëjmë shërbimin ushtarak më tërheqës për njerëzit? Si të rritet rëndësia e saj në shoqëri që të vijnë më shumë të rinj. Dhe do të them përsëri, nuk ka të bëjë vetëm me hyrjen. Çështja është se këta njerëz duhen motivuar dhe ne vërtet të kemi garancinë se ata do të përmbushin atë për të cilën janë atje - detyrën e tyre ushtarake. Kjo është arsyeja pse duhet të menduarit vërtet vizionar.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..