Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

20
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe disa vendbanime të tjera mirëpresin rregullisht mysafirë, duke përfshirë nga Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, edhe nga Japonia dhe Koreja e largët. Njerëzit vijnë për natyrën dhe ... tundimet e qiellzës.

Për shumë, Smiljan është një parajsë në tokë, sepse përveç ajrit të kristaltë dhe peizazheve të bukura, fshati i rrëmben ato me gjellët tipike të gatuara në shtëpi . Duke filluar nga fasulet, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e tryezës së banorëve të Smiljanit.

Çfarë të themi për djathërat e shkëlqyer të prodhuar në rajon që eksportohen në të gjithë botën? Në baxhon e fshatit do të shijoni bulmetrat tradicionale të Rodopeve, do të shihni sesi banorët vendas e përpunojnë qumështin nga kohët e lashta, si e rrahin me dorë gjalpin, si bëjnë të gjitha llojet e djathërave dhe gjizës etj. “Në rajonin e rrjedhës së lumit ofrohen degustime të ushqimeve tradicionale, por në një interpretim modern apo të ashtuquajtur turizëm gustator”, thotë Ilija Godev nga Qendra e Informacionit të Vizitorëve – Smiljan.

Një seri e tërë qoshesh të fshehta natyrore, shpella dhe humnera të thella në rajon ndezin imagjinatën e udhëtarëve dhe aventurierëve.

Më e njohura dhe lehtësisht e arritshme është shpella "Uhllovica". Është е njohur për formacionet e saj të bukura nëntokësore dhe është përfshirë në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare. Pjesa tjetër e shpellave përgjatë rrjedhjes së epërme të lumit Arda janë të pazhvilluara dhe për t'i vizituar ato duhet të kontaktoni klubet lokale të aventurës, rekomandon Ilija Godev.

"Ndër atraksionet e padiskutueshme është sistemi i shpellave Gollubovica, ku ka një lumë nëntokësor. Turistët mund të bëjnë një shëtitje me varkë nën tokë, të shijojnë një fluturim me teleferik alpin pranë hyrjes së saj ose të provojnë aftësitë e tyre të ngjitjes në shkëmb në “Via ferrata". Kompania Turistike “Kështjella Mogilica” ofron ciceronë për dy shpella të vogla. Njëra është shpella Nadarska, për të cilën keni nevojë për pajisje dhe ndriçim të specializuar, dhe e dyta është shpella Tipiceto ose Tipica, e famshme për mbetjet e eshtrave të një ariu shpellor prehistorik. Shpella kalimtare pranë fshatit Koshnica është shumë interesante. Mbi harkun e saj ka rrënoja të kalasë trake dhe antike Kaleto. Një atraksion tjetër ofrohet në shpellë - klubi lokal për turizëm ekstrem dhe speleologji "Mursalica" organizon një fluturim me lavjerrës alpine" - tregon Ilija Godev për Radio Bullgarinë.

Ilija Godev rekomandon për t’u ngjitur edhe në majën e Rodopeve - Kom, 1569 m e lartë (të mos ngatërrohet me majën Kom të malit Stara Pllana), në këmbët e së cilës struket fshati Sivino.

Zambaku i Rodopeve (Lilium rhodopeum)

"Pamja nga maja Kom është shumë e bukur dhe ofron një panoramë të pabesueshme të pjesës bullgare dhe greke të malit Rodopa. Në jug të majës mund të kaloni përmes zonës së mbrojtur "Livadhet", ku nga gjysma e dytë e qershorit deri në fillim të korrikut, do të shijoni lulëzimin e një zone të madhe të endemikut të bukur të Rodopeve - Lilium rhodopeum ose zambaku i ​​Rodopeve. Dhe, sigurisht, duhet të kënaqemi lumin Arda dhe burimet e tij, ku mund të arrihet me xhipa të organizuar nga ciceronë në fshatrat Mogilica dhe Arda ose në këmbë për të shijuar panoramën, bimët dhe tingujt e zogjve të pyllit dhe kafshët - tha në përfundim Ilija Godev.

Lexoni edhe:

Adrenalina e lartë përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Arda në Rodopet


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa, facebook.com/SmilyanVisitorCenter, hodih.com, Radostina Çernokova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD