Në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të hapet më 28 mars një ekspozitë në përkujtim të njëzet vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë në NATO. Ekspozita titullohet "Ushtria Bullgare - 20 vjet pjesë e NATO-s" dhe përfshin artefakte origjinale si flamuj të kontingjenteve bullgare nga misionet jashtë vendit, uniforma, armë, sende personale të pjesëmarrësve në mision, harta, tabela, dëshmi dokumentare. Ekspozita tregon edhe për kompaninë vullnetare kombëtare bullgare nr. 4093 në kuadër të NATO-s, e formuar në vitin 1951 nga emigrantët politikë bullgarë.
Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..
Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 90-të të shekullit të kaluar, por..
Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..