Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës, do të dorëzohet një mandat i dytë eksplorues për formimin e qeverisë.
Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov, konfirmoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri me mandatin e dytë "me një kandidat të pranueshëm reciprokisht për kryeministër, të nxjerrë nga grupi parlamentar i "GERB-SDS".
“Nuk duam një mandat të tretë”, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Është e qartë se po shkojmë në zgjedhje, çdo gjë tjetër është farsë dhe pikëllim, tha në Kuvend bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Deljan Peevski. "Z. Borisov e përjashtoi mandatin e dytë. Unë e përjashtoj të tretin, nëse është me DPS-në", shtoi Peevski.Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..