Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës, do të dorëzohet një mandat i dytë eksplorues për formimin e qeverisë.
Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov, konfirmoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri me mandatin e dytë "me një kandidat të pranueshëm reciprokisht për kryeministër, të nxjerrë nga grupi parlamentar i "GERB-SDS".
“Nuk duam një mandat të tretë”, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Është e qartë se po shkojmë në zgjedhje, çdo gjë tjetër është farsë dhe pikëllim, tha në Kuvend bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Deljan Peevski. "Z. Borisov e përjashtoi mandatin e dytë. Unë e përjashtoj të tretin, nëse është me DPS-në", shtoi Peevski.Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..
Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..