Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.
Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos, Grigorij, i bekoi të pranishmit me fjalët: “Veliko Tërnovo shpërndaftë dritën e kulturës, iluminizmit dhe dashamirësisë. Trinia e Shenjtë të mbrojë çdo shtëpi në Tërnovo dhe nga këtu të mbrojë çdo shtëpi të atdheut tonë”, raportoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Festa e qytetarëve të Tërnovos i kushtohet fitores në betejën e Kllokotnicës në vitin 1230. Rreth monumentit “Nëna Bullgaria”, Shoqata “Tradita” prezantoi kryeqytetin e vjetër ndër shekuj me objekte dhe kostume autentike të së kaluarës. “Ka diçka për të kujtuar, ka diçka me të cilën duhet të krenohemi, duhet ta njohim kujtesën tonë stërgjyshore”, theksoi historiani Doc. Milen Mihov.
Festimet në qytet vazhdojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, ekspozita dhe shfaqje.
Foto: Zdravka Masljankova - BNR20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..