Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.
Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos, Grigorij, i bekoi të pranishmit me fjalët: “Veliko Tërnovo shpërndaftë dritën e kulturës, iluminizmit dhe dashamirësisë. Trinia e Shenjtë të mbrojë çdo shtëpi në Tërnovo dhe nga këtu të mbrojë çdo shtëpi të atdheut tonë”, raportoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Festa e qytetarëve të Tërnovos i kushtohet fitores në betejën e Kllokotnicës në vitin 1230. Rreth monumentit “Nëna Bullgaria”, Shoqata “Tradita” prezantoi kryeqytetin e vjetër ndër shekuj me objekte dhe kostume autentike të së kaluarës. “Ka diçka për të kujtuar, ka diçka me të cilën duhet të krenohemi, duhet ta njohim kujtesën tonë stërgjyshore”, theksoi historiani Doc. Milen Mihov.
Festimet në qytet vazhdojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, ekspozita dhe shfaqje.
Foto: Zdravka Masljankova - BNRDje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..