E nominuara nga GERB për kryeministre, Maria Gabriel, mori sot nga presidenti Rumen Radev mandatin eksplorues për formimin e qeverisë. Pas takimit me presidentin ajo deklaroi se do ta mbajë mandatin e kabinetit që i është dorëzuar, por për të është e papranueshme pritja e afatit shtatëditor të përcaktuar në Kushtetutë për kthimin e mandatit. Sipas fjalëve të saj, negociatat mes GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për kabinetin qeveritar do të vazhdojnë akoma 24 orë, pasi PP-DB ka kërkuar edhe pak kohë për negociata. Në maratonën e ardhshme të negociatave 24-orëshe do të shqyrtohet nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni dhe saktësimi i përbërjes së një qeverie.
Më pas, në një mesazh për media, GERB vuri në dukje se negociatat me PP-DB do të finalizohen deri në orën 12:00 të datës 19 mars. Kandidatja e GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, do të shkojë të martën te presidenti Rumen Radev me vendimin përfundimtar.
Gabriel shkoi në Presidencë me ish-kryeministrin nga PP-DB Nikollaj Denkov. Kryeministri në dorëheqje komentoi një listë jozyrtare të ministrave nga kabineti i mundshëm i ardhshëm në media, duke thënë se PP-DB e ka parë që sot dhe se ajo përmban emra të papranueshëm për PP-DB. Sipas listës, në mesin e ministrave të zëvendësuar është edhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, në vend të të cilit është propozuar Hristo Gaxhev (GERB). Në të njëjtën kohë, ministri i financave Asen Vasilev (bashkëkryetar i PP) ruan postin e tij.
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..