Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brenda 24 orëve do të jetë e qartë nëse do të ketë një qeveri me rotacion

Foto: BTA

E nominuara nga GERB për kryeministre, Maria Gabriel, mori sot nga presidenti Rumen Radev mandatin eksplorues për formimin e qeverisë. Pas takimit me presidentin ajo deklaroi se do ta mbajë mandatin e kabinetit që i është dorëzuar, por për të është e papranueshme pritja e afatit shtatëditor të përcaktuar në Kushtetutë për kthimin e mandatit. Sipas fjalëve të saj, negociatat mes GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për kabinetin qeveritar do të vazhdojnë akoma 24 orë, pasi PP-DB ka kërkuar edhe pak kohë për negociata. Në maratonën e ardhshme të negociatave 24-orëshe do të shqyrtohet nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni dhe saktësimi i përbërjes së një qeverie.

Më pas, në një mesazh për media, GERB vuri në dukje se negociatat me PP-DB do të finalizohen deri në orën 12:00 të datës 19 mars. Kandidatja e GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, do të shkojë të martën te presidenti Rumen Radev me vendimin përfundimtar.

Gabriel shkoi në Presidencë me ish-kryeministrin nga PP-DB Nikollaj Denkov. Kryeministri në dorëheqje komentoi një listë jozyrtare të ministrave nga kabineti i mundshëm i ardhshëm në media, duke thënë se PP-DB e ka parë që sot dhe se ajo përmban emra të papranueshëm për PP-DB. Sipas listës, në mesin e ministrave të zëvendësuar është edhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, në vend të të cilit është propozuar Hristo Gaxhev (GERB). Në të njëjtën kohë, ministri i financave Asen Vasilev (bashkëkryetar i PP) ruan postin e tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjendja e të lënduarve nga Maqedonia e Veriut që po trajtohen në Bullgari mbetet e rëndë

Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..

botuar më 25-03-18 2.37.MD

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...

botuar më 25-03-18 1.20.MD

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD