Për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pyetja nuk është nëse, por kur. Një mendim të tillë e shprehu guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, Dimitër Radev, në konferencën në Sofje "Rruga evropiane e Bullgarisë - anëtarësimi në eurozonë: përparësi dhe sfida për biznesin", organizuar nga Ministria e Financave. Në forum mori pjesë edhe kryetari i Eurogrupit, Pascal Donahue, i cili është për vizitë në vendin tonë.
Radev vuri në dukje se BNB dhe sektori bankar në vendin tonë janë tashmë në një masë të madhe pjesë e mekanizmave të punës së eurozonës, duke specifikuar se Bullgaria është i vetmi vend në BE që është anëtar i unionit bankar - një institucion kyç i eurozonës, pa qenë anëtare e vetë eurozonës. Sipas tij, vendi ynë ka mbajtur një politikë fiskale shumë të disiplinuar për më shumë se një çerek shekulli dhe rezultati është i dukshëm – kemi borxhin e dytë më të ulët ndaj PBB-së në BE. “Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, Eurozona do të fitojë një zë tjetër të arsyes për zgjidhjen e çështjeve fiskale”, tha Dimitër Radev.
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..