Mëngjesin e sotëm dhjetëra laikë u dyndën drejt Kishës Metropolitane “E Diela e Shenjtë” për të nderuar kujtimin e Patriarkut Neofit. Në të njëjtën kohë, besimtarë nga i gjithë vendi udhëtuan qindra kilometra drejt Manastirit të Trojanit, ku u shugurua Neofiti, për t'u lutur për shpirtin e tij.
“Humbja është e madhe, sepse ka ndërruar jetë një person me vlerë”, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Lloveçit Gavriil. “Qëndrimi i Patriarkut Neofit ndaj njerëzve ka qenë gjithmonë i përulur dhe i dashur, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ata të ndjejnë se ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta”. Sipas Mitropolitit Gavriil, zgjedhja e një Patriarku të ri nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por mbetet shpresa se asgjë nuk ndodhë pa vullnetin e Zotit dhe se do të zgjidhet më i përshtatshmi, i cili do të përballet më së miri me problemet dhe do ta çojë kishën përpara.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..