Mëngjesin e sotëm dhjetëra laikë u dyndën drejt Kishës Metropolitane “E Diela e Shenjtë” për të nderuar kujtimin e Patriarkut Neofit. Në të njëjtën kohë, besimtarë nga i gjithë vendi udhëtuan qindra kilometra drejt Manastirit të Trojanit, ku u shugurua Neofiti, për t'u lutur për shpirtin e tij.
“Humbja është e madhe, sepse ka ndërruar jetë një person me vlerë”, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Lloveçit Gavriil. “Qëndrimi i Patriarkut Neofit ndaj njerëzve ka qenë gjithmonë i përulur dhe i dashur, dhe kjo është shumë e rëndësishme që ata të ndjejnë se ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta”. Sipas Mitropolitit Gavriil, zgjedhja e një Patriarku të ri nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por mbetet shpresa se asgjë nuk ndodhë pa vullnetin e Zotit dhe se do të zgjidhet më i përshtatshmi, i cili do të përballet më së miri me problemet dhe do ta çojë kishën përpara.Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..