Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Foto: internationalbagpipeorganisation.com

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së instrumentit popullor u caktua 12 vjet më parë nga Organizata Ndërkombëtare e Gajdeve e themeluar në vitin 1986. Ajo synon të ruajë dhe promovojë historinë dhe aftësinë e të luajturit në instrumentin e gajdës, për të cilën kontribuon edhe Dita Ndërkombëtare e Gajdes.

Konferenca tre ditore e gajdeve në Plovdiv organizohet për herë të parë në Evropën Lindore nga Shoqata Kombëtare Bullgare e Gajdeve, me mbështetjen e Akademisë së Artit Muzikor dhe Valleve "Prof. Asen Diamandiev" - Plovdiv dhe nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.

Konferenca është ndërkombëtare dhe përfshin 50 pjesëmarrës nga 18 vende - Austria, Belgjika, Greqia, Spanja, Gjermania, Finlanda dhe të tjera, deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i Shoqatës Kombëtare Bullgare të Gajdeve Petër Janev.
Petër Janev
Ditën e djeshme në orën 19:00, me rastin e festës së gruas, në Bee Bop Café u mbajt një koncert vetëm nga femra që luajnë në këtë instrument. Në mesin e interpretuesve ishte edhe Filiz Illkaj nga Turqia dhe Nadja Vaskes nga Spanja.

Adelina Çollakocva, Nadja Vaskes-Martines, Filik Illaj, Daniella Gajdarova
E shtuna është e rezervuar për ligjëratat e konferencës, nga të cilat do të mësojmë më shumë për rolin e gajdes në jetën tonë nga kohërat e lashta e deri më sot.

"Ky është një instrument që ishte përpara kohës së tij," shton Janev. - Ka raportime se edhe perandori Neron ka luajtur gajde, që në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Ishte një instrument i shenjtë dhe jo të gjithë kishin akses. Përdorej disa herë në vit në varësi të kryerjes së ritualeve të ndryshme shpirtërore dhe ekonomike. Muzika është “një ngjitës”, pa të asgjë nuk ndodh”.

Të dielën, shkencëtarët nga Belgjika do të prezantojnë raportet e tyre, si dhe vetë Petër Janev, i cili do t'i tregojë audiencës për veçoritë e stilit të tingullit të Rodopeve.

Foto: internationalbagpipeorganisation.com, Facebook /Petër Janev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD